Zëvendëskryeministri i Kosovës, Enver Hoxhaj ka marrë pjesë në aktivitetin e organizuar nga biznesmeni shqiptar në Bayern, Ilir Seferi, në përkrahje të eurodeputetit gjerman Marcus Ferber, të CSU-së, i cili kërkon edhe një mandatat të dytë në Parlamentin Evropian.

“Sapo filloi gatimi në Bayern, duke shërbyer shumë përkrahës të politikanit të njohur Marcus Ferber të CSU në Gjermani, i cili garon për një mandat tjetër në Parlamentin Evropian. Një organizim i jashtëzakonshëm nga biznesmeni njohur kosovar Ilir Seferi”, ka shkruar Hoxhaj në Facebook.

Ilir Seferi është njëri nga biznesmenët më të njohur shqiptarë në fushën e gastrnomisë, ndërsa është i njohur edhe për aktivitetin e tij në përkrahje të politikanëve të lartë gjermanë dhe forcimin e miqësisë shqiptaro-gjermane.