Deputetja e LVV-së, Albulena Haxhiu duke komentuar raportin e DASH-it, ka pohuar se “kot mundohen edhe ambasadorët. Përgjegjësit e kësaj gjendje, nuk e sjellin ndryshimin”.
“Raporti i DASH shpjegon një fakt të rëndësishëm. Shpjegon që Kosova është e papërmirësueshme me këta njerëz që kanë qenë dhe janë në pushtet! Kot mundohen edhe ambasadorët. Përgjegjësit e kësaj gjendje, nuk e sjellin ndryshimin.
Shpresën dhe kthesën e mbarë këtij vendi ia jep vetëm Lëvizja VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Haxhiu në Facebook.







