E zuri lisi në mal, ky është i riu që vdiq në Podujevë

Në fshatin Terrnovicë të Podujevës, dje gjatë ditës është lënduar një person derisa ishte duke prerë dru në mal. I njëjti më pas është dërguar në QKUK, ku edhe ka ndërruar jetë.

Bëhet e ditur se viktima është 36-vjeçari, Daut Zeqiri.

I riu sot ështe zënë nga një lis derisa po prente drunjë në malet e Podujevës.

Varrimi i të ndjerit bëhet sot në ora 17:00 te varrezat e hekurudhës në Podujevë.