E zuri burrin duke e tradhtuar, hakmerret gruaja, hedh nga dritarja televizorin dhe PS5

Një grua vendosi të hakmerret pasi partneri e tradhëtoi.

Ajo hodhi nga dritarja e apartamentit sendet të ndryshme siç është televizori dhe Sony PlayStation 5.

Gruaja nga Atlanta, është filmuar teksa ka hedhur nga dritarja e katit të tretë sendet e partnerit, ndërkohë që fqinjët shikonin të habitur kur përplaseshin në rrugë.

Një nga fqinjët e shpërndau videon në TikTok dhe pamjet u bënë virale.

Ndërsa në sfond dëgjohet që gruaja bërtet e nervozuar se askush nuk duhet të tallet me vajzat nga Atlanta.