Është arrestuar një person pasi që dyshohet se ka kryer veprën penale dhunim.
Viktima para pak kohësh ishte raportuar e zhdukur.
Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“SULM SEKSUAL/Mitrovicë 01.11.2022 – 18:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se ka kryer rastin e lartcekur ndaj viktimës femër kosovare e mitur e cila ishte e raportuar person i zhdukur”, thuhet në raportin e PK-së.







