‘E zbulon’ Zeka: Abazi ka vjedhur mbi 800 mijë dollarë nga Rockfeller, drejtori i fondacionit e kishte rrahur për këtë

Ish-deputeti i Kosovës, Milaim Zeka ka thënë se ish-zëvendëskryeministri Haki Abazi ka vjedhur mbi 800 mijë dollarë nga fondacioni Rockfeller, për të cilën vepër e kishin rrahur fizikisht.

Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Zeka ka thënë se për këtë ai ishte akuzuar edhe nga një zëvendësministër i VV’së.

“Ajo qe dihet, drejtori per Ballkanin i ketije fondacioni, shqiptaroamerikani F.N, perpos qe e ka akuzuar Haki Abazin, e ka rrahur edhe fizikisht. Ne qarqet nderkombetare flitet edhe per nje skandal edhe me te rende, per shkak te te cilit eshte debuar Haki Abazi, nga Rochkfeller grupi ne Kosove.”, shkruan Zeka tutje.

Postimi i plotë i tij:

Haki Abazi perflitet se ka vjedhur mbi 800 mi dollar te Rockfeller ne Kosove?!

Kurr, ama bash kurr nuk eshte deklaruar Haki Abazi rreth akuzave publike qe ju kane bere per hajnine e fondeve te Rockfellerit ne Kosove. Per kete e ka akuzu edhe nje zevendesminister i VV-se.

Ajo qe dihet, drejtori per Ballkanin i ketije fondacioni, shqiptaroamerikani F.N, perpos qe e ka akuzuar Haki Abazin, e ka rrahur edhe fizikisht. Ne qarqet nderkombetare flitet edhe per nje skandal edhe me te rende, per shkak te te cilit eshte debuar Haki Abazi, nga Rochkfeller grupi ne Kosove.

Ky i panjeri ka shkuar ne VV per ta shkaterruar ate. Misioni i tije eshte kryer me shume sukses. Kur do ta kuptoje Albin Kurti, do te jet shume vone