E vetmuar? Arbana Osmani habit të gjithë me postimin e fundit

Arbana Osmani habiti të gjithë.

Moderatorja e njohur shqiptare, Arbana Osmani, ka pak kohë që dha lajmin e mirë lidhur me faktin se po bëhet nënë për herë të dytë.

Kjo ishte një befasi për fansat të cilët u habitën, mirëpo të habitur kanë mbetur edhe me një postim të fundit të saj.

“Psikologjia thotë se personi që përpiqet të bëjë këdo të lumtur, shpesh përfundon duke u ndjerë më i vetmuari”, shkruan në postimin e bërë.

Arbana është në pritje të ëmbël me partnerin e saj Eduart Grishaj, por nuk dihet nëse deklarata e saj për vetminë ka lidhje me të.