Bebe Rexha ka njoftuar fansat se po përgatit diçka të veçantë për ta.
Bebe Rexha ka postuar një fotografi të re në Instagram, në të cilën u shfaq e veshur tërësisht në të zeza, shkruan lajmi.net.
Bluza transparente që kishte veshur ajo, ia theksonte linjat trupore, ndërsa ishte bërë gati për xhirime.
“Duke punuar për t’i sjellë disa gjëra super-emocionuese”, ka shkruar këngëtarja.
Kujtojmë se kënga e fundit nga Bebe Rexha është “Last Hurrah”, projekt për të cilin pranoi vetëm komente pozitive.
https://www.instagram.com/p/BvpceDBn_3R/?utm_source=ig_web_button_share_sheet







