E veshur e tëra në të kuqe dhe me shumë stil, Kylie Jenner ekspozon barkun e rrumbullakosur

Kylie Jenner vishet e tëra në të kuqe për të treguar barkun e saj që po rritet.

Ylli shtatzënë ndau fotot e reja në llogarinë e saj në Instagram, ku shihet e veshur me një kostum të kuq të ndritshëm.

Ajo kombinoi stilin e veshjes, i cili përfshinte doreza dhe taka të kuqe, me një pallto në të njëjtën ngjyrë të ndezur, shkruan PageSix.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ndërsa pamja e pronares së kozmetikës është një version i personalizuar i modeleve nga koleksioni “Pranverë/Verë 2022” i Richard Quinn, ai ka ngjashmëri të madhe me veshjet “Balenciaga” të motrës së saj, Kim Kardashian.

Nuk do të ishte hera e parë që Jenner në dukje mori inspirimi nga motra e saj.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ajo mahnit me një kostum të tejdukshëm me dantella në Javën e Modës në New York në muajin shtator, duke pasqyruar pamjen e tejdukshme të dantellave që Kim kishte veshur gjatë shtatzënisë së saj në vitin 2015.

Ndërsa Jenner, 24 vjeç, e mbajti shtatzëninë e saj të parë të fshehur nga fansat, ajo këtë herë po tregon vazhdimisht këtë.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Në shtator, ajo konfirmoi ajo dhe Travis Scott ishin në pritje të fëmijës së tyre të dytë, duke zbuluar lajmin e madh përmes një video që ndau në Insagram.

Ndërsa ka sugjerime për gjininë e foshnjës së saj. Pavarësisht nga teoritë e shfrenuara të fansave , themeluesja e “Kylie Cosmetics” zbuloi muajin e kaluar se ajo nuk e din as vetë akoma.

Foto: Kylie Jenner/Instagram

Ndërkohë, ajo ka lansuar linjën e saj të përfolur “Kylie Baby”, e cila përmban katër produkte të “testuara dhe miratuara” nga vajza e saj trevjeçare, Stormi.