E vërtetuar: Njerëzit e lumtur janë më të shoqërueshëm

Sipas një studimi të bërë nga Universiteti Harvard, njerëzit që janë më të lumtur kërkojnë të shoqërohen me të panjohur dhe të njohin njerëz të rinj, shkruan Dailymail.

Nga ana tjetër, njerëzit që nuk ndihen të lumtur nuk janë të shoqërueshëm, nuk dëshirojnë të njohin njerëz të rinj në jetë dhe janë më të lidhur vetëm me shoqërinë e ngushtë dhe familjarë.

Hulumtimi u bë me 30.000 persona, nga Franca. Këta persona me anë të një aplikacioni, ishin pyetur se si ndihen dhe çfarë kanë tendencë të bëjnë në bazë të disponimit të tyre. Përgjigjet e këtyre personave, ishin regjistruar dhe pastaj analizuar nga hulumtuesit.

Si rezultat, hulumtuesit e panë se kur pjesëmarrësit ishin në ditë të këqija dhe ndiheshin të palumtur, kishin tendencë të kalonin kohë me njerëzit e afërt dhe shoqërinë si dhe nuk dëshironin të njohin njerëz të rinj. Nga ana tjetër kur pjesëmarrësit kishin deklaruar se ndihen të lumtur dhe në disponim të mirë, dëshironin të bënin aktivitete sociale, të dilnin dhe të njihnin njerëz të rinj.

Psikologët kanë një numër të madh të teorive, që shpjegojnë lumturinë në raport me sjelljen sociale. “Marrëdhënie shoqërore konsiderohen si esenciale për zhvillimin e lumturisë, nga ana tjetër edhe lumturia ndikon në marrëdhëniet sociale”, shprehen autorët.

Gjetja e një ekuilibri të tillë është shumë e rëndësishme për mirëqenien psikike të njerëzve.

loading…