Analisti i mirënjohur kosovar, Dardan Islami, ka bërë një status në profilin e tij në Facebook ku nuk duket se ironizon si herët tjera me presidenten në detyrë, Vjosa Osmani Sadriun.

Islami e quan Osmani “sherife”, pas fjalimit të saj me frazën “ka një sherif të ri tash në katund” që u bë popullor në rrjete sociale.

Sidoqoftë, ai kësaj here merret konkretisht me mënyrën se si Osmani shprehet në publik – e që duket se e ka rrituar.

Islami thotë se “toni nevrik” i Osmanit po lëshon shumë energjike “me frekuencën e ulët që e transmeton.

Madje, analisti pretendon që zëri i Osmanit është “i ëmbël” por i bën thirrje të që bëj ushtrime të diagrafmës me ekspertë.

Nuk dihet pse ai i ka këshilluar asaj edhe që të mbajë dietë të shëndetshme dhe të meditojë.

Statusi i plotë dhe i paredaktuar:

Nje keshille pa pare Sherifes, nga zeri i popullit! E dashur Sherife kur flet normal e ke zerin shume te embel, por ne te shumten e rasteve ti bertet me nje ton neverik duke liru shume energji negative me ate frekuence te ulet qe e transmeton!Te rekomandoj ta mbash tonin e zerit ma bute, mos me bertit se po te shkon huq ai zeri i embel! Pak ushtrime te diafragmes me ekspert, pak diet healthy, pak meditim, ti behesh njesh!#mosutut