E turpshme: Mjekët po kërkojnë para për konsulta para vaksinimit

Ministria e Shëndetësisë në Australi po monitoron në mënyrë aktive fushatën e vaksinimit kundër COVID-19, pas lajmit se disa mjekë u kanë kërkuar rreth-90 dollarë pensionistëve për një konsultë para dozës së vaksinës.

Historia ishte denoncuar në parlament nga deputetja Rebekha Sharkiea e cila kishte biseduar me pleqtë e mashtruar.

 “Është e turpshme që është kërkuar një pagesë, ne nuk mund të rrezikojmë që të moshuarit tanë të heqin dorë nga vaksina sepse ata mendojnë se nuk mund ta përballojnë atë,” shpjegoi ai.

Kolegji Mbretëror Australian i Mjekëve të Përgjithshëm përsëriti se vaksina e koronavirusit është falas në të gjithë Australinë, por gjithashtu theksoi se asnjë mjek i familjes nuk mund të tarifojë për vizitat para vaksinimit.