Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka bërë një status mjaft domethënës pas përplasjes së sotme në seancën e Kuvendit mes deputetit Driton Selmanaj dhe kryekuvendares Vjosa Osmani.

Selmanaj nuk po pajtohej me një interpretim nga ana e Osmanit, kur kjo e fundit pa një pa dy e me britma i ndali fjalën.

Më pas, deputeti i LDK-së mendoi se gjithçka mbaroi me kaq dhe deklaroi se “ato sjellje autoritare (të Osmanit) po i përngjanin me dikë tjetër”, pas së cilës erdhi stuhia e re, me kryekuvendarin që e urdhëroi regjinë që t’ia ndalte fjalën menjëherë. Selmanaj mbeti i çuditur nga ky veprim.

Kjo si duket ka irrituar anëtaren e Vetëvendosjes, Donika Gashi, e cila i ka ndryshuar me tallje emrin Driton Selmanajt duke ia bërë “Driton Selkakaj”.

“Terron Sel’kakaj.
Pfff!!!” – ka shkruar ajo.