E trishtë: Një 33 vjeçar nga Malisheva vdes nga koronavirusi

4 të vdekur dhe 229 raste të reja me koronavirus është bilanci 24 orësh i publikuar nga IKSHPK.

Në mesin e viktimave njofton se është edhe një 33 vjeçar nga Malisheva.

Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 1 rast (80 vjeç), Prizren 1 rast (62 vjeç), Malishevë 1 rast (33 vjeç), Skenderaj 1 rast (71 vjeç).

Që nga 13 marsi i 2020 kur u regjistruan dy rastet e para me koronavirus në Kosovë e deri sot, numri i të infektuarve ka shkuar në mbi 51 mijë, ndërkaq numri total i viktimave është 1 mijë e 336.

IKSHPK njofton edhe për 363 të shëruar në 24 orët e fundit.