“E treta e vërteta”, Fero bën gati projektin e radhës

Fero gjatë këtij muaji lanson këngën e radhës.

Fero kishte paralajmëruar se në muajin dhjetor çdo dy javë do sjell ndonjë projekt të ri, ashtu edhe po ndodh reperi njoftoi se në ditët në vijim lëshon këngën e re.

Kënga që do ketë titullin ‘Habibi’ është punuar nga i njëjti ekip, reperi për këtë këngë thotë se është ‘e treta e vërteta’ pasi ato dy parapraket nuk kishin marrë edhe shumë pëlqime.

Kujtojmë se vetëm disa ditë më parë Fero kishte ardhur me ‘Mama’ këngë kjo që ka mbërri shifrën e 800 mijë klikimeve në platformën e Youtubes.

https://www.instagram.com/p/B5-W9GsHzrk/?utm_source=ig_embed