E tmerrshme, zhytësi “bashkëjeton” me peshkaqenin në kafaz

Bashkëjetesa me një peshkaqen të bardhë është ndoshta një nga më të rrëzikshëm në botë. Me një fat të tillë është përballur, Ming Chan, i cili 3 vite më parë jetoi për pak momente me peshkun gjigant, që u zhyt bashkë me të në kafazin e zhytjes.

Episodi i tmerrshëm ndodhi në brigjet e Meksikës, kur peshkaqeni i madh i bardhë shkeli aksidentalisht në kafazin e zhytjes, ndërsa zhytësi ishte akoma brenda saj.

Chan, instruktori i zhytjes ishte në gjendje të shpëtonte nëpër pjesën e poshtme të kafazit derisa peshkaqeni gjeti rrugën për të dalë. Gjaku që shihni kur peshkaqeni shpëton është i peshkaqenit, i cili u vu re më vonë dhe u konfirmua se është në rregull.

Por, edhe pse kanë kaluar 3 vite nga ai episod, pamjet janë kthyer të bëhen virale sërish, pasi përdorues të rrjeteve sociale rikthyen ata pamje të tmerrshme.

https://m.youtube.com/watch?v=93WiSq9TIoM&feature=youtu.be