E tmerrshme, vozitës ndërron jetë pas aksidentit, një person e xhiron dhe qeshet (Video shqetësuese)

Një burrë i panjohur e ka humbur jetën sot në një aksident në rrugën magjistrale Mostar-Jabllanica në Bosnje dhe Hercegovinë.

Aksidenti ka ndodhur kur një person e ka goditur autobusin dhe ka ndërruar jetë në vend.

Pas personit që pësoi shkonte një veturë në të cilën gjendeshin disa persona dhe të cilët e xhiruan tërë ngjarjen, shkruan Ballkani.info.

Mirëpo,ajo që ngjalli mllef në rrjetet sociale dhe ku komentuan shumë persona është fakti se autori i videos gjatë gjithë kohës komenton dhe pas aksidentit ai as nuk ia jep ndihmën e parë të aksidentuarit, por vetëm qeshët.

Shikojeni vet dhe binduni.