E tmerrshme: Vajza 4-vjeçare dhunohet, vritet dhe hidhet në bunar

Trupi i një vajze 4-vjeçare është hedhur në një bunar në Indi pasi paraprakisht ishte dhunuar dhe vrarë.

Policia indiane tha se vajza e vogël është dhunuar të enjten në mbrëmje, ndërsa trupi i saj është gjetur në një pus të premten në mëngjes në rajonin Madhya Pradesh, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.

“Raporti post-mortem ka treguar se vajza ka qenë e sulmuar seksualisht dhe është vrarë. Rasti është regjistruar dhe personat e dyshuar janë duke u marrë në pyetje”, tha Kumar Saurabh, zyrtar i lartë policor në këtë rajon.

Policia është akuzuar se e ka neglizhuar trajtimin e këtij rasti, por u premtuar se për këto dyshime do të ketë hetime.

Një burrë tjetër është arrestuar të hënën pasi dyshohet se ia vodhi vajzën njëvjeçare një nëne dhe e dhunoi atë në një vend të izoluar në Punjab.

Rastet e dhunimit seksual janë mjaft të shpeshta në Indi. Viktima në shumë raste janë edhe fëmijët. Në vitin 2016, në këtë shtet janë raportuar më shumë se 40,000 raste të dhunimit seksual.