E tmerrshme: Personeli mjekësor pin duhan në autoambulancë (FOTO)

Kosova ka vite që e ka në zbatim ligjin kundër pirjës së duhanit në hapësirë të brendshme. Mirëpo, ky ligj shumë pak po gjen zbatueshmëri në praktikë.

Kafenetë dhe restorantët janë plot tym duhani, tym ka edhe në institucione shtetërore, por më e keqja është se cigarja pihet edhe në autoambulancë!

Gazetari Arton Muhaxhiri i ka publikuar fotografitë e një ambulancë në lëvizje, ku njëri nga personeli mjekësor shihet duke pirë cigare, shkruan ballkani.info.

“Nuk pihet duhani në autoambulancë, o zotni!”, ka shkruar Muhaxhiri.

Numri i targës së autoambulancës është: 07Z-36-02. /Ballkani.info/