E tmerrshme: Momenti kur një person e godet me sëpatë një grua

Një ngjarje e tmerrshme që ka ndodhur në provincën turke Hatay, është filmuar nga kamerat e sigurisë e pamjet e publikuara kanë shokuar opinionin.

Në shikim të parë dukej si një lojë e rëndomtë me domino, mes pesë personave që ishin ulur në një tavolinë pranë një kafiterie.

Por gjithçka ndryshoi kur një person me sëpatë me dorë erdhi me shpejtësi të madhe në drejtim të tyre, duke iu vërsulur një gruaje që mundohej të mbrohej pas tyre.

Ai madje fillon ta godasë me sëpatë sikur të mos ndodhte asgjë e keqe, e katër tjerët që ishin të ulur në tavolinë shikonin të habitur.

Sulmuesi më pas u largua nga vendi i ngjarjes, e motivet për këtë sulm deri më tani mbetet të panjohura.