E tmerrshme! Gruaja në Podujevë rrahet nga burri, keqtrajtohet edhe psiqikisht nga vjehrri

Një grua është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj me ç’rast ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, dhe në vazhdimësi është keqtrajtuar psiqikisht nga vjehrri.

Të dyshuarit janë arrestuar.

“Viktima femër kosovare ka kërkuar ndihmë mjekësor. Pas tretmanit mjekësor në QKUK, viktima ka informuar se ditë më parë është sulmuar fizikisht nga bashkëshorti i saj mashkull kosovar dhe në vazhdimësi është keq trajtuar psiqikisht nga i dyshuari mashkull kosovar (vjehrri i saj). Të dyshuarit janë arrestuar. Me vendim të prokurorit pas intervistimit, palët janë liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton policia në raportin 24 orësh.