Është arrestuar një person në Gjilan pasi që i njëjti duke e sulmuar fizikisht e ka dhunuar seksualisht një femër.

Viktima ka pranuar trajtim mjekësor ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Sipas policisë rasti ka ndodhur të dielën në intervalin kohor 00:30 deri në 07:00.

Njësitet përkatëse të policisë janë duke e hetuar rastin.