E tmerrshme: Djemtë e vegjël e përdhunojnë bashkë 18-vjeçaren, nuk do të dënohen

Pesë djem të rinj në Gjermani janë ndaluar nga autoritetet për përdhunimin e një vajze 18-vjeçare në park mes shkurresh.

Sipas raportimeve nga mediat, të rinjtë, të kombësisë bullgare, sulmuan një vajzë me nevoja të veçanta.

Nga ajo ç’ka shprehen autoritetet vendase thuhet se djemtë janë tepër të vegjël për t’u dënuar.

Mosha e tre prej tyre është 14 vjeç (kjo është mosha minimale ku “kriminelët” mund të ndiqen penalisht apo të akuzohen), ndërsa dy prej djemve janë 12 vjeç, që do të thotë se ata nuk mund të arrestohen.

Nga raportimet e mediave gjermane thuhet se ngjarja ka ndodhur të premten në Mulheim.

Djemtë e rinj që joshën vajzën me aftësi ndryshe në park, janë të gjithë nga Bullgaria.

Thuhet se ata e morën vajzën, e zvarritën në disa shkurre dhe e filmuan më pas sulmin seksual me celularë.

Një zëdhënës i policisë lokale tha: “Ka pasur dhunë, dhunë masive”.

Policia nuk ka treguar detajet e sulmit, por mediat lokale thanë se vajza ishte “keqtrajtuar në mënyra të ndryshme”.

Banorët aty pranë u alarmuan për incidentin pasi dhe qentë e tyre nuk ndalonin lehjen.

Pas një ore nga ngjarja, një 61-vjeçar thuhet se doli nga shtëpia, e pa vajzën 18-vjeçare dhe dy të dyshuarit, të cilët menjëherë u larguan nga vendi i ngjarjes.

Ai e gjeti vajzën të plagosur dhe të traumatizuar në terren dhe lajmëroi policinë. Ajo u dërgua në spital me lëndime të paspecifikuara.

loading…