E thotë UEFA, Kosova nuk mund të jetë në grup me këto dy kombëtare në kualifikimet e Euro2024

UEFA ka njoftuar për disa rregulla dhe përditësime në prag të hedhjes së shortit për kualifikimet e Kampionatit Evropian Euro2024, raporton Demokracia.com.

Shtëpia më e madhe e futbollit në Evropë ka njoftuar se Kombëtarja e Kosovës nuk mund të caktohet në një grup me Serbinë apo Bosnjë e Hercegovinën, për arsye politike.

“Pesë çifte nuk duhet të përfshihen në të njëjtin grup: Armenia/Azerbajxhani, Bjellorusia/Ukraina, Gjibraltari/Spanja, Kosova/Bosnje dhe Hercegovinë dhe Kosova/Serbia, thuhet në njoftimin e UEFA-s.

Kosova gjendet në vazon numër 4, bashkë me Gjeorgjinë, Greqinë, Turqinë, Kazakistanin, Luksemburgun, Azerbajxhanin, Bullgarinë, Ishujt Faroe dhe Maqedoninë e Veriut./Demokracia.com/