E thotë historiani Buxhovi: Nuk ka pasur projekt për ndarjen e Kosovës

Historiani Jusuf Buxhovi, tha se nuk ka ndonjë projekt për ndarjen e Kosovës gjatë bisedimeve për marrëveshjen finale mes Serbisë dhe Kosovës.

“Nuk ka pasur projekt të ndarjes së Kosovës gjatë bisedimeve Kosovë – Serbi”, ka thënë Jusuf Buxhovi. Buxhovi, gjithashtu tha se gjatë kësaj kohe është keqpërdorur besimi amerikan.

“Këtu është keqpërdorur besimi amerikan duke thënë se Amerika po na bën dëm”, tha Buxhovi.

“SHBA’të nuk kanë qenë kurrë kundër sovranitetit të Kosovës”.

Sipas historianit, marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë është e domosdoshme.

“Një marrëveshje është e dobishme dhe e domosdoshme në mënyrë që t’i hapen rrugë shtetësisë së Kosovës”, shtoi Buxhovi.