E sulmon fizikisht një grua, arrestohet

Një person është arrestuar pasi që i njëjti kishte sulmuar fizikisht një grua, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka marrë ndihmën e nevojshme dhe është derguar në strehimore, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajtje.

Rasti ka ndodhur dje rreth orës 21:00 në Gllogoc, përcjell Ballkani.info.

Komunikata e Policisë:

Gllogoc 18.08.2019-21:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje e ka sulmuar fizikisht viktimën femër K/Shqiptare. Viktima pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit është dërguar në strehimore, ndërsa i dyshuari pas intervistimit është dërguar në mbajte.

loading…