E sulmon avokatin e tij, pasi dënohet me 6 vite burg

Policia ka arrestuar një person, pasi kishte sulmuar avokatin e tij.
Policia njofton se ka prangosur një person, i cili në objektin e Gjykatës Themelore, pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim e kishte sulmuar fizikisht avokatin e tij.

I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë, njofton PK.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar i cili në objektin e Gjykatës Themelore, pasi ndaj tij ishte shpallur aktgjykim dhe ishte dënuar me 6 vjet burgim e kishte sulmuar avokatin e tij mbrojtës të cilit i kishte shkaktuar lëndime trupore. I dyshuari është prangosur nga oficerët korrektues dhe është dërguar në qendrën e paraburgimit në Pejë”.