E shtuna e zezë në Kosovë: Vrasje, vetëvrasje e vdekje në vendin e punës

E shtuna ka dal të jetë e kobshme në Kosovë. Një person është vrarë, një tjetër është vetëvrarë. E një i ri 27-vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën derisa po punonte në vendin e tij të punës. Ndërkohë një grua 35-vjeçare nga Vrella e Istogut është therur me thikë nga ana e burrit. Express ju sjellë lajmet nga kronika që dje kanë karakterizuar Kosovën.

Gjatë ditës së shtunë pas një përleshjeje, një person ka humbur jetën në shkallët e nënkalimit në lagjen Pejton të Prishtinës. Nga burime të Gazetës Express brenda Prokurorisë së Prishtinës, personi i cili ndërroi jetë është 45 vjeçar nga Fushë Kosova, i komunitetit rom.

Personi që ndërroi jetë, ka jetuar jashtë Kosovës, konkretisht në Gjermani.

Familja e tij, jetojnë në gjithashtu në Gjermani, të cilët edhe për momentin gjenden atje.

Sipas burimeve të Express brenda Prokurorisë, përleshja fizike ka ndodhur mes tij dhe një personi tjetër, e që përveç grushteve, nuk janë përdorur edhe armë apo mjete të forta.

Prokuroria tani më i ka pamjet e kamerave të sigurisë, dhe është duke e hetuar rastin, por ende nuk dihen motivet pse ndodhi rrahja dhe si erdhi deri te vdekja e 45 vjeçarit

E ndërkohë, Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, njofton se një person i moshës 60 vjeçare, ka kryer vetëvrasje.

Dyshohet se sot rreth orës 4h të mëngjesit, në komunën e Vitisë, një person i moshës 60 vjeçare, nga fshati Tërpezë, për shkak të problemeve familjare ka kryer vetëvrasje, duke e goditur vetveten me armë zjarri, në pjesën e kokës.

“I ndjeri është gjetur nga një dëshmitar në skaj të rrugës, pa shenja jete, me ç’rast menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia, prokurori dhe mjeku kujdestar, ku me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar për obduksion, në Institutin e Mjekësisë Ligjore, në Prishtinë”, thuhet në një komunikatë për media të Prokurorisë Themelore në Gjilan

Me këtë rast janë sekuestruar përkohësisht:

Një automjet, i markës ‘’Opel Astra’’. Një armë e llojit ‘’Broëning’’, kalibër 7.65 mm. Një gëzhojë kalibër 7.65 mm, si dhe. Një karikator me shtatë fishekë, të së njëjtës armë.

Në anën tjetër, një 27 vjeçar nga Kamenica ka humbur jetën si pasojë e kontaktit me rrymën elektrike.

Këtë e ka bërë të ditur Prokuroria Themelore e Gjilanit përmes një komunikate për media.

“Po ashtu, gjatë ditës së djeshme, më 19 korrik 2019, dyshohet se një person, i moshës 27 vjeçare, nga komuna e Kamenicës, si pasojë e kontaktit me energjinë elektrike, në një trafo elektrike, në fshatin Breznicë, ka humbur jetën”, thuhet në njoftim.

Madje, i njëjti sipas prokurorisë ishte raportuar si person i zhdukur që nga data 17 korrik 2019.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i të ndjerit është dërguar për obduksion në IML.

Ndërkaq një therje me thikë ka ndodhur në Vrellë të Istogut. Mëhohet se i dyshuari është bashkëshorti i viktimës e cila i ka 35-vjet.

E njëjta ka pësuar lëndime trupore edhe është dërguar në Spitalin Rajonal të Pejës ku edhe po trajtohet.

Rastin si ‘vrasje në tentativë’ e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë Rajonale të Pejës, Driton Rugova.

Mirëpo, ai nuk ka treguar nëse bëhet fjalë për therje me thikë brenda familjes.

“Sot rreth orës 13:08 minuta, Policia është informuar se në Spitalin Rajonal të Pejës është sjell një përson i lënduar, i gjinisë femër 1984, e cila është duke u trajtuar dhe gjithnjë sipas mjekëve gjendja është stabile. Në vend të ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitë relevante përkatëse dhe Prokurori i Shtetit. Dyshohet se viktima ka marrë plagë nga mjet i mprehtë, thikë. Me urdhër të prokurorit, i dyshuari është ndaluar dhe rasti po dyshohet si ‘vrasje në tentativë’, ka thënë Rugova.

loading…