FOTO

E shpallën edhe të vdekur, publikohen disa fotografi të Kate Middleton që tregojnë gjendjen e saj

Princesha e Uellsit u shfaq e buzëqeshur dhe e lumtur gjatë një paraqitjeje me bashkëshortin e saj, Princin William.

42-vjeçarja zgjodhi një veshje të thjeshtë për daljen në një dyqan ferme.

Pamjet u shfaqën vetëm disa orë pasi The Sun zbuloi se Kate kishte kaluar të shtunën duke bërë pazar në Windsor dhe të dielën në mëngjes duke parë fëmijët e saj teksa po luanin sport.

Foto: The Sun

Kjo vjen pas teorive të ndryshme konspirative, ku sipas disa prej tyre u shpall edhe e vdekur.

E gjithë kjo situatë u krijua pasi Kate kishte edituar një fotografi për ‘Ditën e Gruas’ me anë të ‘photoshop’-it.

Foto: The Sun

Pavarësisht se duket në formë dhe e shëndetshme, Princesha mbetet nën udhëzimet mjekësore për të lënë punën deri në muajin tjetër, shkruan The Sun, transmeton Telegrafi.

Nuk është dhënë ende një datë për kthimin në detyrë pas operacionit të saj abdominal më shumë se tetë javë më parë.

Foto: The Sun

Kuptohet se ajo do të kthehet në punë kur të jetë mirë dhe gati.

Foto: The Sun