Genta Ismajli na ka habitur të gjithë me disa postime ku është parë në disa vende luksoze në Turqi, teksa po darkonte e po kalonte natën.

Ajo madje në këto postime është shfaqur shumë e lumtur dhe të gjithëve na ka shkuar mendja se Genta është në një udhëtim romantik me ndonjë person të veçantë.

https://www.instagram.com/p/B4P6xyXhbJW/

Mirëpo, mediat turke kanë shkruar për këtë udhëtim të Gentës dhe zbulojnë të vërtetën, përcjell Gazeta Express.

Sipas tyre, Genta po qëndron në Turqi pasi është duke e përgatitur një super bashkëpunim me një nga artistët më të njohur e më të dashur në Turqi.

“Ajo ka udhëtuar drejt Stambollit për të bashkëpunuar me një nga artistët më të mirë në Turqi, emrin e të cilit do e mbajmë sekret. Me gjithë insistimin, Genta vendosi ta mbajë sekret”, shkruan një media turke.

Megjithatë, më herët kemi raportuar se këngtarja po sjell bashkëpunim me reperin e famshëm turk, Ceza.

Gjithashtu është marrë vesh se një pjesë e tekstit të Gentës do të këndohet në gjuhën turke.

Këngëtari Ceza, njihet për shumë hite të sjella në vendlindjen e tij, në Turqi.

loading…