E shiti banesën dy herë, prishtinasi arrestohet për mashtrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Prishtinë, pasi kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.

“Prishtinë 01.08.2022 – NN. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që ia kishte shitur banesën viktimës mashkull kosovar, më pas të njëjtën banesë i kishte shitur një personi tjetër mashkull kosovar. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim e Policisë së.