E sëmura me kancer befason mjekët me kurën e saj

Një pensioniste i ka befasuar mjekët, pasi ka arritur të ndalojë një kancer të pashërueshëm duke përdorur një kurë me shafran indian.

Sipas Mirror, Dieneke Ferguson, 67 vjeç, bën një jetë normale një dekadë pasi u diagnostikua me mieloma vdekjeprurëse.

Kur trajtimet mjekësore dështuan, e dëshpëruar ajo vendosi që të marrë erëzën popullore.

Pensionistja nisi të marrë nga 8 gram me kurkumin- përbërësi kryesor i shafranit- çdo ditë në formë tablete. Është ekuivalenti i dy lugëve të çajit.

Sëmundja e saj ka një mesatare mbijetese prej pesë vitesh. Doktor Abbas Zaidi thotë se ata u kërkojnë pacientëve që të nisin përdorimin e kurkuminës si një suplement diete.

Shafrani është i mbushur me antioksidantë.

Pas shumë testimesh, është provuar se kjo erëz të mbron nga sëmundjet e mushkërive, kanceri në pankreas, mieloma, kanceri i gjoksit dhe zorrës së trashë, depresioni, sëmundjet e zemrës dhe Alchajmeri.

Po ashtu të ndihmon që të marrësh veten pas operacioneve dhe trajton në mënyrë efektive artritin.

https://www.youtube.com/watch?v=xL38clB4YfA