E rrëmbyen më pas e dhunuan, arrestohen tre të dyshuarit në Obiliq

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona, pasi dyshohet se e kanë rrëmbyer e më pas dhunuar një grua.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima ka pranuar tretman mjekësor.

RREMBIM/DHUNIM- Obiliq, 24.06.2023-NN. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj kosovar, pasi që të njëjtit kanë rrëmbyer e me pas edhe dhunuar viktimën femër kosovare”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje.