Mbrëmja e së premtes ishte fatkeqe për Agron. B nga fshati Miradi e Fushë Kosovës, shkruan Reporteri.net. Ai rreth orës 19:00 të së premtes u rrëmbye dhe u plagos nga dy persona të dyshuar Abdyl.D dhe Arbër.D.

Ata e rrëmbyen Agronin e më pas e plagosën në nofull. Viktima më pas ishte dërguar në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës nga vet të dyshuarit.

Një burim i besueshëm i Reporteri.net në stacionin e Policisë së Kosovës në Fushë-Kosovë ka treguar se si ka ndodhur kjo ngjarje.

“Me datën 21 08 2020 rreth orës 22 35 kemi amrrë informatë se në QKUK gjendet viktima Agron.B me vendbanim në Miradi e Ulët i cili ishte rrëmbyer nga shtëpia e tij rreth orës 19:00 nga 2 persona të dyshuar Abdyl.D Arbër. D me vendbanim në Prishtinë. Rrëmbimi kishe ndodhur me veturën Mercedes 190 ngjyrë e kuqe . Në rrugën e Pejës tek semaforët në Bresje kishte ndodhur edhe plagosja e viktimës nga të dyshimtit në nofull me 2 plumba nga arma e dyshuar si pistoletë.”, thotë ky burim I Reporteri.net në Policinë e Fushë Kosovës.

Sipas këtij burimi të dyshimtit rreth orës 21:25 e kishin dërguar viktimën në QKUK dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

“Viktima është jashtë rrezikut për jetë dhe duke marrë tretman mjekësorë në QKUK. Një njësi e stacioni policor në Fushë Kosovë qëndron në QKUK për sigurimin e viktimës”, ka thënë burimi.

Rasti është iniciuar si rrëmbim dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve.