shba

E rrallë, të burgosurit i shpëtojnë jetën policit

Ndonjëherë, ndihma mund të mbërrijë nga s’ta pret mendja! Tre të burgosur në kontenë Gwinnett në Xhorxhia të SHBA-së kanë ndihmuar t’i shpëtohet jeta një zëvendes sherifi që vuante nga zemra.

Warren Hobbs dukej see kishte zënë gjumi në detyrë së fundi, kur i burgosuri Mitchell Smalls vuri re diçka të çuditshme në lidhje me mënyrën sesi ai mbështetej në karrige dhe zhurmat që nxirrte, të cilat nuk tingëllonin si gërhitje normale.

astaj Hobbs papritmas ra në dysheme dhe filloi t`i dilte gjak nga koka”. Aty Smalls kaloi mënjehërë në veprim. “ isa të bërtas e të godisja fort derën, në përpjekje për të lajmëruar dhe të tjerët”, u shpreh ai.

Shumë shpejt, 60 persona prapa hekurave po bërtisnin që dikush të vinte e të ndihmonte policin. Zhurma që ata krijuan ndihmoi Hobbs të përmendej; zëvendës sherifi mblodhi mjaftueshëm forca sa për të shtypur butonin që hapte qelitë e Terry Lovelace dhe Walter Whitehead. 

Whitehead përdori një telefon celular për të kërkuar ndihmë dhe Lovelace radion e policit për të bërë të njëjtën gjë.

Ndihma mbërriti shumë shpejt dhe Hobbs, që kishte pasur probleme me zemrën mori trajtimin e nevojshëm mjekësor, i cili praktikisht i shpëtoi jetën. “ Nuk ka rëndësi nëse personi në tokë ishte një officer policie. Do të bëja gjithcka për të shpëtuar një njeri. Nuk dua të shoh askënd të vdesë” tha Whitehead për mediat amerikane.