Policia e Kosovës ka njoftuar se një rasti i dhunës familjare është shënuar dje në Prishtinë.
Ndryshe nga herët e tjera, tani në Prishtinë motra ka ushtruar dhunë fizike dhe psikike ndaj vëllait të saj.
Vëllai pas ushtrimit të dhunës nga motra, ka pranuar tretman mjekësor si pasojë e kësaj.
E dyshuara pas këtij sulmi ndaj vëllait të saj është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare për shkak se kishte ushtruar dhunë fizike dhe psiqike ndaj vëllait të saj viktimës mashkull kosovar i cili si pasoj ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara pas intervistimit me vendim të
prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.







