E rrahin borxhliun, arrestohen dy persona në Podujevë

Dy persona janë arrestuar nga Podujeva pasi që kishin rrahur një person pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi

Policia ka njoftuar se viktima pas lëndimeve të marra është dërguar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), për tretman mjekësor.

Ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit nga ana e prokurorit janë dërguar në mbajtje, derisa policia ka bërë të ditur se rasti është duke u hetuar.

“Janë arrestuar dy të dyshuarit meshkuj K/Shqiptar pasi që të njëjtit pas një mosmarrëveshje rreth një borxhi e kanë kanosur dhe sulmuar fizikisht viktimën mashkull K/Shqiptar. Viktima është dërguar në QKUK-së për trajtim mjekësor ndërsa dy të dyshuarit pas intervistimit janë dërguar në mbajtje. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë.

loading…