Policia e Kosovës njofton së është rrahur një motër medicionale e cila ishte duke trajtuar një fëmijë të moshës 2 vjeçe, përcjell Ballkani.info.
Nëna e fëmijës ka sulmuar fizikisht motrën medicionale, kjo e fundit ka marrë ndihmen e nevojshme ndërsa e dyshuara ka ikur në drejtim të panjohur.
Rasti ka ndodhur në Spitalin Rajonal të Prizrenit.
Komunikata e Policisë:
Spitali Rajonal, Prizren 17.08.2019 – 01:05. Viktima femër K/Shqiptare motër medicionale ka pësuar lëndime të lehta trupore pasi që derisa ishte duke e trajtuar fëmijën rreth moshës dy vjeçare, është sulmuar fizikisht nga e dyshuara femër K-Shqiptare nëna e fëmijës.
Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa e dyshuara është larguar në drejtim të panjohur.







