Policia e Kosovës ka arrestuar një person, pasi që i njëjti pas një mosmarrëveshje me një person tjetër, e ka sulmuar fizikisht dhe ia ka thyer xhamin e veturës, mëngjesin e djeshëm rreth orës 10 në Fushë Kosovë.

Si pasojë e sulmit i lënduari ka pranuar tretman mjekësor, njofton policia, shkruan Ballkani.info.

Ndërsa i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Ballkani.info/

loading…