Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka vdekur pasi ra nga një ndërtesë në ndërtim.

Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje.

Trupi i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

“Rr. Vushtrria, Prishtinë 05.10.2021-15:30. Është raportuar se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë duke punuar në një ndërtesë në ndërtim, ka pësuar lëndime trupore . I njëjti pasi është dërguar në QKUK, mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e viktimës. Në lidhje me rastin janë intervistuar pesë dëshmitarë. Me vendim të prokurorit është arrestuar menaxheri i objektit i dyshuari mashkull kosovar i cili është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.