E rëndë: Vdes 23 vjeçari nga Mitrovica në një aksident në Gjermani

Një 23 vjeçar ka humbur jetën në Gjermani mbrëmë mas mesnatës.

Sipas mediave atje, i ndjeri kishte humbur kontrollin e makinës së tij për arsyje të panjohura u përplas në barrierën qendrore.

Viktima është Florent Zhilivoda nga komuna e Mitrovicës.

Sipas Shtabit të Policisë së Pfalzit 23-vjeçari nga Regensburg ishte larguar nga korsia me makinën e tij për një arsye të pashpjegueshme, pastaj u hodh përsëri në autoban dhe në fund u përplas.

23-vjeçari u hodh nga makina. Sipas policisë, ai nuk mbante rrip sigurimi. Ai vdiq në vendin e aksidentit.

Kurse, pasagjeri pësoi një goditje të rëndë, por ndryshe nuk ishte i lënduar, sipas policise. Autostrada u mbyll në drejtim të Hof për rreth gjashtë orë.

Njoftimi i plotë nga një familjar i Florentit:

Oo shpirtin na e këpute o Florent..

Te Allahut jemi dhe te ai do kthehemi, sot ndrroje jetë nipi jonë në një aksident..

Allahu të mëshiroftë e me Xhenet të shpërbleft o shpirt bardhë …

Die Aufräumarbeiten an der Unfallstelle auf der A93 dauerten bis in die Morgenstunden