Një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës,l ku akuzat kanë rënë ndaj policisë për sulm me armë ndaj një gruaje.

Një video është publikuar në internet dhe është bërë menjëherë virale, ku policia në Kansas City pretendohet se ka qëlluar disa herë ndaj një gruaje me ngjyrë, e cila ishte shtatzënë.

Autoritetet e policisë kanë bërë të ditur se dy makina policie ishin vënë në ndjekje të një automjeti pasi dyshonin për grabitje të armatosur.

Në atë moment, shoferi i makinës u largua menjëherë, ndërsa dy oficerët u afruan te makina ku qëndronte 26-vjeçarja Leonna Hale. Ajo doli nga automjeti dhe dyshohet se u tha oficerëve se kishte një armë në makinë.

Ajo u shpreh se Hale kishte duart lartë dhe u tha policëve se ishte shtatzënë, ndërsa ata nuk hezituan, por e qëlluan 5 herë.

Autoritetet kanë marrë masat paraprake ndaj dy policëve që qëlluan me armë duke i pezulluar ata nga detyra, ndërsa mbi këtë ngjarje hetimet janë duke vazhduar.