E rëndë, polici vret djalin e tij 24-vjeçar, tentoi të ikte

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Itali ku babai ka vrarë djalin  e tij në moshën 24 vjeçare.

Mediat italiane bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur në Raffadali, në zonën Agrigento, ku ka mbetur i vdekur , Vincenzo Gabriele Rampello.

Nuk dihet arsyeja e ngjarjes ndërsa policia po heton rrethanat e vrasjes.

Ndërkohë, Gaetano Rampello, 57 vjeç, i cili ishte ndihmës shefi i koordinatorit të policisë së shtetit në shërbim të Departamentit të 10-të Mobile të Katanias, është arrestuar.

Ai është kapur nga autoritetet ndërsa po përpiqej të largohej nga vendi.