Greqia

E rëndë/Nëna mban trupin e pajetë të vajzës për disa ditë në banesë në Greqi

Një ngjarje e rëndë ka tronditur Greqinë.

Një e moshuar në Mecovo ka mbajtur për 3 ditë me radhë vajzën e saj të pajetë në banesë.

U desh ndërhyrja e policisë greke që të dilte në pah kjo tragjedi familjare. 61-vjeçarja u gjet e pajetë pranë nënës së saj 92 vjeçe, e cila nuk kishte njoftuar askënd për ndarjen nga jeta të vajzës së saj.

Policia u njoftua nga fqinjët e të moshuarës. Këta të fundit kishin marrë një telefonatë nga djali i 92-vjeçares, i cili nuk kishtë mundur të komunikonte dot me familjarët e tij.

Autopsia pritet të zbardhë vdekjen e 61-vjeçares.