E rëndë: Mbytet një fëmijë në kanalin e Ibër-Lepencit në Vaganicë të Mitrovicës

Një fëmijë dyshohet që është mbytur sot, pasi ka rënë në kanalin e Ibër-Lepencit.

Gazeta “Jepi zë” ka marrë vesh nga burime të saj brenda institucioneve të sigurisë, se rasti ka ndodhur para rreth një ore.

Siç mëson gazeta edhe nga dëshmitarët, ngjarja ka ndodhur në fshatin Vaganicë të Mitrovicës, ku edhe kalon ky kanal.

Gazeta ka provuar të marrë konfirmim zyrtar nga Policia e Kosovës, por deri në këto momente nuk janë përgjigjur.

Kujtojmë që kanali i Ibër-Lepencit kalon nëpër shumë fshatra të Mitrovicë dhe është tërësisht i zbuluar.