E rëndë: Katër gra shtatzëna vdiqën për një javë nga COVID-19

Fikrete Sadikaj nga Lëbusha e Deçanit nuk u mbijetoi pasojave që ia solli Covid-19, ashtu sikurse nuk jetoi më shumë se tri ditë edhe e vogla, Klea  ngase u lind para kohe.

38 vjeçarja që ishte në muajin e shtatë të shtatzënisë nuk ishte vaksinuar, kurse bashkëshorti i viktimës thotë se nuk kanë pasur mjaftueshëm informacione rreth kësaj mundësie për këtë kategori.

Prandaj, porosia e tij për gjithë gratë që presin të bëhen me fëmijë për pak muaj është që të imunizohen me kurën anti-COVID.

Pos kësaj, të premten koronavirusi i mori jetën  edhe një 28 vjeçareje nga Vushtrria, po ashtu shtatzënë.

Gjatë këtij viti, pesë gra shtatzëna të pa vaksinuara kanë humbur jetën, tri nga të cilat kanë kryer edhe lindjen. Derisa sipas shefit të klinikës së Mjekimit Intensiv Covid, Mentor Alimusaj,  aktualisht në këtë klinikë po trajtohet edhe një grua tjetër shtatzënë në gjendje të rëndë.

VIDEO KËTU