E rëndë: I mituri gjendet i vdekur në një serrë në Viti

Një i mitur është gjetur pa shenja jete në një serrë afër shtëpisë së tij në Viti.

Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Rasti në polici është hapur si “vdekje e dyshimtë”.

Njoftimi i plotë i policisë:

Viti 29.01.2022-23:33.  Është raportuar se në një serrë afër shtëpisë së tij, është gjetur trupi i viktimës mashkull kosovar (i mitur). Njësit relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes ku nga ekipi mjekësor është konstatuar vdekja  e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për Obduksion. Rasti në procedurë hetimore.