E rëndë: Humb jetën një punëtor në vendin e punës në Gjakovë

Një rast i rëndë ka ndodhur sot, në orët e mëngjesit në Gjakovë, ku një punëtor ka humbur jetën në vendin e punës.

Siç mëson Sinjali, viktima, 56-vjeçar është alivanosur dhe më pas ka ndërruar jetë derisa ka qenë duke punuar.

Vdekjen e tij e ka konfirmuar ekipi u emergjencës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes ka dalë edhe Policia.

Trupi i pajetë është dërguar për obduksion, ndërkohë që ende nuk dihet shkaqet e vdekjes.