E rëndë: Disa persona në Drenas e dhunojnë seksualisht një vajzë me probleme mendore

Policia e Kosovës ka intervistuar një vajzë në Drenas, e cila dyshohet të jetë keqpërdorur seksualisht nga disa persona të ndryshëm.

Policia përmes raportit 24 orësh bën të ditur se rasti ka ndodhur dje në Drenas.

Viktima dyshohet të ketë probleme mendore.

Njoftimi i plotë i policisë:

Me autorizim të prokurorit është intervistuar viktima femër kosovare e cila sipas mjekut ka çrregullime mendore dhe dyshohet se është duke u keqpërdorur seksualisht nga persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar.