E rëndë, dhunohet një e mitur në Obiliq
Një e mitur është dhunuar nga një person deri sa ishte në shtëpi me nënën e saj.
Policia e Kosovës ka njoftuar se e mitura është dhunuar mbrëmjen e së mërkurës në Obiliq, përcjell Ballkani.info.
“DHUNIM – Obiliq 06.07.2022 – 19:00. Viktima femër e mitur kosovare e shoqëruar nga nëna e saj ka raportuar se deri sa në shtëpi nuk ka qenë bashkëshorti i saj, e njëjta ishte dhunuar nga i dyshuari mashkull kosovar”, thuhet në raportin e PK-së.
Sipas policisë me urdhër të prokurorit kujdestar është bërë ekzaminimi i viktimës dhe rasti është duke u hetuar.